Balotelli kthehet në krahët e Dayane Mello, fotografohen bashkë në Milano

31 Mars 2021
12:03
Alfred Lleshi
back button

Pranvera, e dini, është koha për dashuri të reja, por mesa duket ka vend edhe për rikthime nga e para. Ashtu si ajo që do të dukej midis Mario Balotelli dhe Dayane Mello, të cilët duket se e kanë rifilluar lidhjen e tyre, pasi vajza doli nga “Big Brother”. Në “Shtëpi”, të dy ishin takuar përsëri, por rrethanat nuk kishin qenë veçanërisht të lumtura, aq sa “Supermario” kishte kërkuar më pas falje për frazat “jo të mira” drejtuar konkurentes së atëhershme të “reality show”. A mund të ishin ato justifikime, që e sollën çiftin më afër?

Gjithçka filloi nga një lidhje e drejtpërdrejtë në Instagram me “Casa Chi”, në të cilën Dayane Mello u foli fansave për një marrëdhënie të re: “Ne jemi njohur që kur Mario ishte i vogël dhe unë e vogël. Unë isha 19 vjeçe, atëherë isha e fejuar. Ai kishte një djalë, unë kisha një vajzë…” Mësohet se disa ditë më parë, ato u takuan në Milano. Tashmë dëgjohen rregullisht dhe takohen me njëri-tjetrin me shumë kujdes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit