Balotelli përgatit lamtumirën, nis kontaktet me 3 gjigantët

27 Maj 2020
16:43
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Brescia-s, Mario Balotelli, po mendon seriozisht të transferohet në Brazil.

Presidenti Cellino është i zhgënjyer me sjelljen e lojtarit dhe pritet ta lërë të lirë të largohet këtë verë.

Sipas Corriere dello Sport, tre gjigantët e futbollit brazilian, Flamengo, Vasco de Gama dhe Botafogo kanë qenë të gjitha në kontakt me Balotelli-n.

Për lojtarin ka patur interes edhe nga Turqia, por duket se Super Mario preferon një transferim në Brazil.

Para disa ditësh, Cellino ka thënë: “Unë e doja Balotelli-n, por ka treguar se është sipërfaqësor dhe një fëmijë jashtë fushës”.

“Të jemi të qartë, ne nuk do të shkojmë në Serinë B për faj të Mario-s, kështu që do të ishte e gabuar të mendohej një gjë e tillë”.

“Nëse një fëmijë nuk është i sjellshëm, faji është i prindërve, kështu që ne nuk kemi bërë një punë të mirë me të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit