Balotelli shpërthen me tërbim: Gënjeshtër, mjaft shpikët histori rreth meje!

18 Mars 2019
13:20
Alfred Lleshi
back button

Mario Balotelli dhe Olympique Marseille duhet ta kthejnë “fletën”. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia humb 3-1 kundër PSG, ndërsa sulmuesi italian është kthyer në qendër të polemikave. Në fund të ndeshjes kundër kampionëve francezë, “SuperMario” përdori rrjetet sociale për të shfryrë dufin, pasi ishte “viktimë” e një provokimi tjetër.

U shkruajt se sulmuesi kontravers italian kishte përgatitur një festë të veçantë, në rast shënimi të golit. Nëse rrjeta e PSG do të ishte tundur prej tij, Balotelli do të zbulonte një bluzë tjetër, që e mbante veshur, poshtë asaj të Marseille, në të cilën kishte stampuar foton e Rashford. Ky i fundit ishte sulmuesi i Manchester United, që “vulosi” eliminimin e PSG në 1-8 finale të Ligës së Kampionëve. 

Mario iu përgjigj këtyre thashethemeve mediatike në profilet e tij në rrjetet sociale, duke kërkuar të mos shpikin histori rreth tij: "Kjo është një gënjeshtër”. Për t’u harruar ishte performanca e Balotellit në këtë klasike franceze. Ai doli jashtë fushe, kur u zëvendësua në pjesën e dytë nga Yohann Pelé, i detyruar të zëvendësojë portierin Mandanda, i ndëshkuar me karton të kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit