Balotelli shpërthen në Instagram: Pra, unë do të isha në burg? Mjaft thashethemeve budallaqe!

14 Janar 2021
13:55
Alfred Lleshi
back button

Mario Balotelli kthehet të flasë për veten e tij… në Instagram. Pas rehabilitimit në futboll, me ekipin e tij të ri, Monza, ka nisur “t’i vijë edhe goja”. Edhe një herë, sulmuesi nga Brescia ua beson komunikimet e tij rrjeteve sociale. Ja çfarë shkruajti së fundi: “Pra, unë do të isha në burg? Ahaha. Djema, më lejoni të qëndroj në paqe, sepse qëllimi im është që Monza të ngjitet në Serie A. Dua të jap më të mirën time për këtë ekip! Nuk ka më thashetheme budallaqe dhe gjëra inekzistente! Përkundrazi, mbështesni dhe brohorisni @acmonza, se ky është qëllimi sezonal më i rëndësishëm dhe interesant, më shumë sesa një lajm i rremë! Kaloni një ditë të mirë dhe shpresoj se isha i qartë”.

Balotelli tuona: "Basta gossip stupidi!"

Lajme të tjera

Lajmet e fundit