Banka portugeze i refuzon Portos 2 mln euro kredi

31 Maj 2020
19:29
Telesport
back button

Presidenti i skuadrës portugeze, Pinto da Costa e ka zbuluar, në një intervistë të dhënë për “Jornal de Notícias”, që FC Porto ka tentuar të marrë një kredi prej 2 milionë eurosh nga Novo Banco për të paguar rrogat, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Por, më pas ka mbyllur çështjen me një bankë gjermane.

“Vitin e shkuar, FC Porto ka paguar taksa për 47 mln euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume do të përfshihet në 850 milionë eurot që të gjithë portugezët kanë dhënë për të bërë të aplikueshme Novo Banco-n.

I kemi kërkuar asaj banke që të financonte dy milionë euro, për të thjeshtësuar pagesat e rrogave, nga prilli, me një garanci të dhëna nga FPF-ja për paratë që duhet të marrim nga fondi i UEFA-s, por Nuovo Banco na e ka refuzuar këtë kërkesë. Në fund e kemi zgjidhur këtë problem me një bankë gjermane”, ka thënë presidenti i Portos, por që nuk ka zbuluar emrin e bankës gjermane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit