Barazim zhgënjyes mes Anglisë dhe SHBA: situata e grupit!

25 Nëntor 2022
22:00
Telesport

Ishte nje ndeshje e shumepritur por ne fund ka dhuruar barazimin e peste ne kete Kupe Bote! Anglia nuk ka marrë më shumë se një barazim ndaj SHBA-së. SHBA ka qenë e mirëvendosur në fushë dhe gjithashtu e rrezikshme.

Pjesa e pare ka qene e nivelit sidomos ne 20 minutat e para por Anglia ka gabuar shume dhe me Harry Kane, ndersa per ameriken duhet regjistruar nje tranverse nga Pulisic. Me pas, ekuilibri ka dominuar dhe shume gabime edhe teknike.

TRANVERSA E PULISIC – VIDEO

RASTI I HARRY KANE – VIDEO

Sfida pothuajse ka qenë e barabartë, ku në fakt në aspektin e aksioneve të rrezikshme, SHBA ka qenë e konsiderueshme. Gjyqtari kryesor gjithashtu ka kursyer kartonat, ku nuk ka nxjerrë në fakt asnjë karton në fakt.

Me këtë rezultat përfundimtar, skuadrat kanë ndarë nga një pikë dhe Anglia renditet aktualisht në vendin e parë me katër pikë, Irani në vendin e dytë me 3 pikë dhe SHBA me 2 pikë në vendin e tretë, ndërsa Uellsi në vendin e fundit ku pothuajse është e skualifikuar

Lajme të tjera

Lajmet e fundit