Barazim zhgënjyes, Van Gaal: “Këta janë kundërshtarë të një stili tjetër…”

25 Nëntor 2022
22:55
Telesport
back button

Një barazim i hidhur (1-1) për Holandën në ndeshjen me Ekuadorin, rezultat që ka lënë të zhgënjyer mbi të gjithë trajnerin Louis van Gaal. “Edhe një herë luajtëm keq në fazën e zotërimit të topit. Skuadra përpiqet, por duhet të kesh cilësi për të treguar se sa vlen. Ne i humbëm të gjitha duelet dhe shpesh ia dhamë topin kundërshtarit. Është e pabesueshme se si luajtëm.”

Van Gaal foli edhe për individë të veçantë, duke mos i kursyer kritikat. “Nathan Aké ishte njeriu ynë i lirë dhe duhej të kishte marrë më shumë iniciativë. I thashë gjithashtu në fund të pjesës së parë dhe ai doli më mirë në pjesën e dytë. Por nëse i gjithë ekipi nuk funksionon, bëhet e vështirë dhe është më mirë të marrësh një barazim sesa asgjë”.

Avancimi në Kupën e Botës. “Në Ligën e Kombeve kemi treguar se mund të luajmë mirë, por këta janë kundërshtarë të një stili tjetër, që mundohen të na pengojnë. Nuk jam aq i trishtuar, nuk kemi humbur ende, jemi në krye dhe do të qëndroj pranë lojtarëve të mi”.

Çfare ndodhi? – Holanda nuk ka mundur të fitojë ndaj një Ekuadori tepër të fortë në këtë pasdite. Në minutën e 6-të, Gapko ishte ai që zhbllokoi sfidën pas një aksioni dhe finalizimi tepër të bukur. Por, Ekuadori nuk ishte një ekip i lehtë, pasi ka tentuar shumë herë portën e tulipanëve të cilët e kanë ndjerë veten tepër në rrezik.

Pjesa e dytë nisi në favor të Ekuadorit, pasi tentativat e shumta u kthyen në një kundërsulm të frikshëm dhe Valencia finalizoi me sukses duke barazuar kështu rezultatin. Ekuador ka vendosur në vështirësi Holandën pothuajse gjithë ndeshjen, por goli nuk u gjet. Kështu, dy skuadrat kanë ndarë nga një pikë në këtë sfidë, duke regjistruar nga katër pikë në total, por vendi i parë do të vendoset përfundimisht në ndeshjen e radhës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit