Barazime dramatike. Kukësit i ikën fitorja nga duart, Egnatia shpërdoron pa fund

27 Shtator 2021
15:50
Alfred Lleshi
back button

Në Kamëz dhe Rrogozhinë u luajtën dy ndeshjet përmbyllëse të javës së tretë të Superiores. Kështu, kurbinasit, që e kanë në rikonstruksion fushën e stadiumit të tyre, e pritën Kukësin në një “mejdan” asnjanës. Dhe për pak e pësuan, sepse ishin të mposhtur 2-1 deri në minutën e 4-t shtesë. Pikërisht asokohe barazoi heroi bardhezi, Zarubica, që realizoi dopietë në këtë “derbi” verior.

Rezultatin e zhbllokoi Milunovic në minutën e 30-të, për t’u dyfishuar epërsia e verilindorëve me anë të Edi Basa në minutën e 48-të. Laçi u mundua të reagonte dhe ia doli të hapte ndeshjen me anë të Zarubica 69’. Kur pritej vërshëllima e fundit e kryesorit, futbollisti në fjalë barazoi në një fund dramatik, ku nuk mungoi një karton i kuq për kuksianët.  Kësisoji, këtyre të fundit iu iku fitorja nga duart, duke mos mbetur skuadra e vetme me pikë të plota në 3 ndeshje, por duke e kryesuar ende renditjen. Nga ana e tyre, bardhezinjtë pozicionohen në fundit, me vetëm 2 pikë. Start vërtet negativ për kurbinasit.

Në sfidën tjetër të Rrogozhinës kishte luftë të fortë sportive, hera-herës edhe tensione mes lojtarëve në fushë, sepse kërkohej me çdo kush fitoren. Sidoqoftë, ka mbetur në fuqi barazimi 1-1, i fiksuar nga golat e Pedro (Egnatia) në minutën e 16-të dhe Elvi Berisha, dy minuta më vonë (18’). Barazim që nuk kënaq asnjërën skuadër, përderisa mbeten në kuotën e 2 pikëve, aq sa Laçi, në vendet e 7-të, 8-të dhe 9-të, respektivisht. Heroi për korçarët ishte portieri Rexhepi, i cili evitoi gola të sigurt në kohën shtesë, kur vendasit u derdhën drejt portës së tij me shumë forca.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit