Barazimi ndaj Laçit, Daja ka disa fjalë dhe për gjyqtarin!

21 Nëntor 2020
19:47
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani luajti më mirë se Laçi, por në fund u ndal në një barazim 0-0. Trajneri Ilir Daja ka folur pas barazimit kundër kurbinasve. Ai ka vënë theksin dhe te gjyqtari i sfidës.

Mungesat janë të rëndësishme, por bëmë një pjesë të parë goxha të mirë, kundër një kundërshtari që është një nga ekipet pretendente. Kemi dorëzuar në disa momente lojën në pjesën e dytë, kjo edhe prej ndërrimit të detyruar të Brojës. Largimi i tij na prishi ekuilibrat.

“Kjo bëri që na ra edhe forca edhe manovra, i lamë në pjesën më të madhe territorin kundërshtarit. Lucas Cardoso ishte me probleme nga seanca e djeshme, u fut në fushë nga një dëmtim që nuk mund të vazhdonte më gjatë, ku është shkaku pse vonuam ndërrimin.

“Solomon është sulmues i parë, por e kemi përdorur si sulmues anësor për shkak të mungesave. Prisnim që Cardoso të kërkonte ndërrimin nga momenti në moment. Nuk është se nuk kemi besim te Cara, ai mund ta nisë edhe si titullar.

Gjyqtari ndikoi në uljen e ritmit, shpeshherë vononte nisjen e aksioneve tona. Kjo ishte, por jo ndonjë gjë shumë e madhe. Pjesa e parë ishte e gjitha në gjysmëfushën e Laçit, nuk mbaj mend që ta në kenë rrezikuar në portën tonë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit