Barazoi në fund ndaj Arsenal, Watford tallet me “topçinjtë” në Twitter

15 Shtator 2019
21:03
back button

Watford ka bërë mrekullinë në ndeshjen ndaj Arsenalit. Megjithëse ishte në disavantazh të dyfishtë pas pushimit, të besuarit e Qique Sanchez Flores kanë barazuar me dy gola në pjesën e dytë.

Sfida ishte shumë e nxehtë duke parë që ky është një derbi, madje pak përpara fundit të pjesës së parë ka plasur një sherr mes lojtarëve.

Aktori kryesor ishte Guendouzi, i cili është përplasur me Holebas. Në pjesën e dytë, ai është zëvendësuar dhe ka provokuar tifozët kundërshtarë duke bërë me gishta rezultatin (2-1).

Dhe ishte pikërisht ajo foto e përdorur nga Watford pas ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit