Barazoi rekordin e CR7, por Messi hyn në histori për një tjetër arritje

23 Tetor 2019
22:03
back button

Barcelonës dhe Lionel Messit nuk iu desh shumë që të gjenin golin e avantazhit në përballjen ndaj Slavia Prague, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Një gol, i pari në këtë edicion të ri të kompeticionit europian, që i dha mundësinë yllit argjentinas të barazojë rekordin e Champions League.

Lionel Messi numëron tashmë 33 ekipe të ndryshme të ndëshkuara me gol prej tij në kompeticionin e Champions League. Një rekord ky që më parë mbahej nga Raul dhe Cristiano Ronaldo, tashmë i barazuar edhe nga “Pleshti” argjentinas.

Goli ndaj Slavia Prague ka bërë që Messi të hyjë në histori të mërkurën mbrëma për një tjetër arritje të paprecedentë, teksa shënoi gol në edicionin e 15-të rradhazi të kompeticionit të Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit