Barça ankohet në UEFA, akuzojnë Carragher dhe Henry: Edhe djali im do ta kishte parë atë dorë…

5 Tetor 2022
9:30
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës ka prodhuar shumë momente për t’u diskutuar. Arbitrimi ishte diçka e jashtëzakonshme, aq sa klubi Blaugrana tashmë ka raportuar se do të marrë masa dhe do të kërkojë shpjegime nga UEFA përmes një ankese:

“Barça do të paraqesë ankesë zyrtare në UEFA për arbitrimin kundër Interit dhe Bayernit. Shumë rastësi, sipas klubit katalanas. I njëjti arbitër ishte në dhomën e VAR-it në Mynih, si në Milano”.

Të tjerët që u befasuan, përveç Xavi Hernandez, ishin edhe dy ish-lojtarët e shquar të Premier League; Thierry Henry dhe Jamie Carragher. Ata po analizonin xhiron e tretë të Champions League, faza e grupeve, në një televizion anglez, dhe nuk kanë ngurruar të kritikojnë arbitrin.

Ata të dy u hodhën kur specialisti i arbitrimit tha se nuk ishte e qartë. “Si?” – pyeti Carragher i habitur. “Ai e ka gabim, të lutem, e ka gabim. Edhe djali im do ta kishte parë atë dorë…”, – ia këputi Henry.

Ndërkohë, veç humbjes teknike, Barcelona humbi edhe një pjesë tjetër të rëndësishme të mbrojtjes, Christensen. Danezi i bashkohet infermierisë bklaugrana, pasi pësoi një ndrydhje në ligamentin e jashtëm, në kyçin e këmbës së majtë. Më shumë probleme për Barcelonën, e cila ka mbetur me Eric dhe Pique si të vetmit qendërmbrojtës të shëndetshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit