Barça barazon me Pedri-n, VAR shpëton zikaltrit dhe Onana (Pamjet )

4 Tetor 2022
22:33
Denis Hakanaj

Vazhdojnë emocionet në San Sir mes Inter-it dhe Barcelona-s. Vazhdojnë edhe polemikat dhe këtë herë janë katalanasit që ankohen për vendimin e arbitrit.

Miqtë kanë arritur të gjejnë golin e barazimit në minutën e 67-të me Pedri-n pas një dalje jo shumë të mirë nga ana e portierit Onana.

Megjithatë, arbitri e ka anuluar golin pas ndërhyrjes së VAR për shkak të një prekje të topit me dorë nga ana e Balde.

GOLI I PEDRI DHE VENDIMI I ARBITRIT – VIDEO

Në pjesën e parë kanë qenë zikaltrit që kanë kërkuar një penallti për shkak të një prekje të topit me dorë në zonën e katalanasve, por arbitri ka dhënë pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR.

Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Hakan Calhanoglu në fundin e pjesës së parë. Turku ka mposhtur Ter Stegen me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit