Barça dhe Juventus hyjnë në garë për yllin e Premier, sfidojnë Chelsea-n dhe Arsenal-in

4 Nëntor 2022
14:34
Denis Hakanaj
back button

Barcelona dhe Juventus thuhet se i janë bashkuar garës për të nënshkruar yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha. Asit të Bregut të Fildishtë, 29 vjeç, i skadon kontrata verën e ardhshme. Chelsea dhe Arsenal janë dy ekipet e tjera të interesuar për transferimin me kosto zero.

Por spanjollët dhe italianët kanë avantazhin ndaj rivalëve vendas të Palace. Kjo për shkak se ata mund të hapin bisedimet për kontratë me Zaha që në janar. Dhe, sipas Standard, pretendon se Barcelona dhe Juventus tani po shqyrtojnë goditjen për vitin e ri.

Blaugranat dhe bardhezinjtë janë në kërkim të goditjeve më të mira të mundshme me kosto zero. Dhe sulmuesi me përvojë Zaha i plotëson kushtet pasi ka shënuar pesë gola në 11 ndeshje këtë sezon. Ai dëshiron të provojë veten në një klub të madh pas dështimit me Manchester United.

Dhe shpresat e Palace për të rinovuar me lojtarin po shuhen shpejt. Klubi është i përgatitur për ta bërë sulmuesin lojtarin më të paguar të klubit në histori. Zaha tashmë fiton 130,000 £ në javë në Selhurst Park.

Por kjo shifër do të rritet ndjeshëm nëse ai pranon të rinovojë me skuadrën e Patrick Vieira. Trajneri i Palace është sigurisht i vendosur ta mbajë Zaha.

“Wilfried e di se çfarë mendon klubi për të, dhe ne e dimë se çfarë mendon ai për klubin. Do të ketë diskutime, por për mua dhe për klubin ajo që është e rëndësishme është që ai të luajë në këtë nivel dhe të jetë i qëndrueshëm.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse ai luan mirë, skuadra luan mirë. Ai është një lojtar i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës”, aknë qenë fjalët e Vieira.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit