Barça e do në skuadër, ylli i Bayern: Nder për mua!

23 Korrik 2019
16:49
back button

David Alaba është një nga lojtarët e dëshiruar nga Barcleona në këtë merkato vere. Mbrojtësi i majtë pranoi publikisht se ndihet i nderuar që një klub si Barça interesohet për të, mirëpo për momentin mendon të qëndrojë tek Bayern Munich.

“Sigurisht, jam në dijeni, është nder për mua”, tha fillimisht 27-vjeçari, “Gjithsesi, fokusi im është i gjithi tek Bayern, këtu në Amerikë, në fazën përgatitore. Dua të përqendrohem në gjërat thelbësore”, vijoi më tej austriaku.

Alaba vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë në pozicionin e tij, por nuk ka ndërmend të lëvizë nga klubi gjerman, teksa kontrata e tij skadon në qershor 2021 dhe ka ende dy sezone për të vendosur për të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit