Barça e Valverde kishte fituar tituj, por humbi fillin e lojës (analiza)

14 Janar 2020
9:17
Alfred Lleshi
back button

I shkarkuar të hënën, Ernesto Valverde ka një rekord të përzier, pas dy sezoneve e gjysmë në stolin e Barcelonës. Titujt e fituar nuk ishin të mjaftueshëm për të kompensuar “gërryerjen” e lojës, që “tradhtohej” nga statistikat e tij. Ekziston një paradoks i caktuar në bilancin e 30 muajve të Ernesto Valverde në stolin e skuadrës katalanase. 55-vjeçari, i shkarkuar dje, pas një mbledhjeje bordi të drejtorëve të klubit, e fitoi dy herë titullin në La Liga (2018 dhe 2019). 

Po ashtu, e la ekipin në krye të renditjes së sezonit aktual dhe u kualifikua në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, pas eliminimeve të hidhura në çerekfinale (2018) dhe gjysmëfinale (2019) të këtij komopeticioni, dy vitet e kaluara. Në info-grafikun e mëposhtëm mund të njiheni me përqindjet e fitoreve të pesë trajnerëve të fundit të Barcelonës, nga sezoni 2008-2009 dhe në vazhdim.

Sidoqoftë, në të gjitha garat e kombinuara, rekordi i Valverde në përqindje i fitoreve (67%) dhe i pikëve për ndeshje (mesatarisht 2.23) e bëjnë atë më të keqin nga pesë trajnerët e marrë në shqyrtim. Në këtë drejtim kryeson Pep Guardiola (2008-2012) dhe Luis Enrique (2014-2017) me 72% dhe 76% fitore dhe 2.36 dhe 2.41 pikë për ndeshje, përkatësisht, në fillimin e tyre. Këtu nuk merren parasysh 15 ndeshjet e drejtuara nga Jordi Roura, gjatë shtrimit në spital të Tito Vilanova.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit