Barça fiton derbin me vuajtje dhe mban nën presion Real-in

9 Korrik 2020
0:01
Denis Hakanaj
back button

Barcelona ka shkuar përkohësisht një pikë larg Real Madrid në renditje pas fitores së vuajtur të marrë mbrëmjen e sotme në derbin kundër Espanyol të luajtur në Camp Nou.

Fitorja 1-0 e katalanasve, që ka vulosur rënien nga kategoria të Espanyol, ka ardhur në minutën e 56-të të pjesës së dytë falë një goli të Luis Suarez.

Pak minuta para golit të uruguaianit të dy skuadrat kanë mbetur me 10 lojtarë pas dy kartonëve të kuq të dhënë në harkun e tri minutave për ndërhyrje të rrezikshme.

Ansu Fati është ndëshkuar për Barcelona-n në minutën e 50-të, ndërsa Lozano e ka ndjekur në dhomat e zhveshjes në të 53-ën.

Topi tani i kalon Real Madridi-t, që do të ketë mundësinë të kundërpërgjigjet të premten në mbrëmje kur do të presë në shtëpi Alaves-in.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit