Barça fiton me “poker”, Lewandowski dhuron spektakël (Pamjet)

1 Prill 2023
22:51
Denis Hakanaj
back button

Barcelona vazhdon të fitojë në La Liga. Katalanasit kanë mundur 4-0 Elche-n e vendit të fundit dhe kryesojnë renditjen përkohësisht me një avantazh prej 15 pikësh ndaj Real Madrid, që pret në shtëpi nesër Valladolid-in.

Pjesa e parë është mbyllur pa shumë raste dhe pa shumë emocione, me përjashtim të golit të shënuar në minutën e 20-të nga skuadra katalanase.

GOLI I SHENUAR NGA LEWANDOWSKI – VIDEO

Një gol që është realizuar nga Robert Lewandowski, i cili ka shënuar golin e parë në shtatë ndeshje të La Liga-s 2022/23, më shumë se çdo lojtar tjetër i kampionatit në këtë sezon.

GOLI I SHENUAR NGA FATI – VIDEO

Spektakli ka vazhduar në minutën e 56-të me Barcelona-n që ka dyfishuar avantazhin me një gol shumë të bukur të realizuar nga Ansu Fati pas një aksioni individual.

GOLI I SHENUAR NGA LEWANDOWSKI – VIDEO

GOLI I SHENUAR NGA TORRES – VIDEO

Festa e Barcelona-s ka vazhduar në minutën e 66-të dhe 70-të. Në fillim ka qenë Lewandowski që ka shënuar golin e tretë për katalanasit dhe më pas ka dhënë një super asist për Ferran Torres, i cili e ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit