Barça fiton me vështirësi, Ter Stegen hyn në histori

20 Janar 2019
22:42
back button

Barcelona ka mposhtur me shumë vështirësi 3-1 skuadrën e Leganes. 

Trajneri Ernesto Valverde ka befasuar publikun sportiv me lënien jashtë formacionit të disa titullarëve, ndër ta edhe Lionel Messi. 

Gjithsesi Barça gjeti golin me Dembele, i cili ka qenë fantastik deri në momentin kur u dëmtua dhe duhet të dilte nga fusha në mesin e pjesës së dytë. 

Golin e fitores e dytë pas barazimit të miqëve e ka shënuar Luis Suarez. Një gol tepër i dyshimtë, teksa lojtarët e Leganes kanë protestuar për një faull ndaj portierit. 

Suarez ka shënuar 15+ gola në secilin prej shtatë sezoneve të fundit (pesë te Barça dhe dy te Liverpool). 

Messi u fut në pjesën e dytë dhe shënoi golin e sigurisë në fund të takimit. 

Marc-Andre ter Stegen është bërë portieri i parë gjerman që luan 100+ ndeshje në La Liga. Një arritje e madhe për gardianin e kampionëve në fuqi. 

Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 46 pikëve, pesë më shumë se vendi i dytë dhe 10+ nga Real Madrid. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit