Barça gjen zëvendësuesin e Luis Suarez, Messi nuk e pëlqen

11 Dhjetor 2018
18:59
Denis Hakanaj
back button

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi. "Azulgranat" tashmë kanë vendosur të hidhen në sulm për një nr.‘9’ që mund të bëjë rotacion me Luis Suarez, dhe ta zëvendësojë këtë të fundit në të ardhmen.

Profili i këtij lojtari është i qartë: futbollist i ri, që ka nivelin për të luajtur me Barcelonën dhe relativisht të këtë një çmim të arsyeshëm. Pëlqehet Timo Werner, por ai që ka fituar pozicione në listën e katalanasve është Richarlison.

Sulmuesi 21-vjeçar i Everton ka realizuar 8 gola në Premier League këtë vit. Klubi anglez pagoi 50 milionë euro për ta marrë nga Watford këtë verë dhe Richarlison nuk po zhgënjen. Këto paraqitje kanë bërë që të grumbullohet edhe me kombëtaren braziliane, ku ka shënuar 6 gola në tre ndeshje.

Sipas "Dona Balon", ish-lojtari i Fluminense i është sugjeruar Barcelona-s nga Coutinho, por Messi nuk dëshiron as ta shohë. Leo preferon një lojtar si Munir, që nuk e ka problem qëndrimin në stol , në mënyrë që Suarez të jetë i pazëvendësueshëm. Nëse kjo nuk ndodh, do të hidhen sytë tek akademia, ku po shkëlqejnë Abel Ruiz dhe Rafa Mujica.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit