Barça gjurmon talentet, ofron 15 milionë euro për 17-vjeçarin gjerman

8 Nëntor 2019
12:14
Alfred Lleshi
back button

Te Barcelona janë gjithmonë në kërkim të talenteve të reja, me të ardhme. Që nga mbërritja në klubin katalanas e Kluivert dhe ndryshimeve të bëra në departamentin e skautëve, ky aspekt është intensifikuar. Dhe një nga emrat e shënuar me të kuqe është ai i Karim Adeyemi. Sipas “Transfermarkt”, Barça e ka bërë tashmë një ofertë prej 15 milionë eurosh për sulmuesin e Red Bull Salzburg. Në moshën 17-vjeçare, pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë, ai konsiderohet një nga sulmuesit më të spikatur të pesë viteve të ardhshme. 

Barcelona e ka ndjekur për një kohë të gjatë dhe raportet që po trajtohen janë shumë pozitive. Klubi katalanas ka një skemë të qartë; lojtarë të tillë të talentuar e me të ardhme synon t’i bëjë pjesë të Barcelonës B, fillimisht. Që atje, falë paraqitjes së tyre, duhet të fitojnë vendin në ekipin e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit