Champions League

Barça-Inter dhe rezultati që mungon prej 48 vitesh

Dy kryesueset e Grupit B të Champions League do të përballen mbrëmjen e së mërkurës në “Camp Nou”, me Inter që do të kërkojë të përfitojë nga mungesa e Leo Messi-t për të marrë fitoren e parë në fushën e katalanasve që nga janari i 1970-ës, e arritur në Kupën UEFA, e njohur në atë kohë si Kupa e Panaireve. Barcelona ka fituar tri ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Inter pa pësuar gol dhe ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit direkte me zikaltrit (3 fitore, 2 barazime, 1 humbje).

Vendasit kanë marrë 2 fitore dhe 2 barazime në takimet e luajtura në të gjitha kompeticionet dhe kanë humbur vetëm një nga 10 ndeshjet e luajtura në Champions League (6 fitore, 3 barazime, 1 humbje). Barcelona nuk ka pësuar gol në pesë nga këto ndeshje. Pavarësisht nga kjo, ata kanë pësuar gol në tetë nga 11 ndeshjet që kanë luajtur në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Inter i ka fituar tri ndeshjet e fundit të Champions League me rezultatin 2-1. Për sa i takon takimeve të luajtura larg shtëpisë në të gjitha kompeticionet, Inter ka fituar katër të fundit dhe do të synojë të marrë të pestën radhazi për herën e parë që nga nëntori i 2012-ës.

Protagonistët e mundshëm
Luis Suarez ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asiste në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Mauro Icardo ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë një asist në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet.

Statistika
– Barcelona ka fituar 25 nga 27 ndeshjet e fundit të Champions League që ka luajtur në shtëpi (25 fitore, 2 barazime) që nga humbja e pësuar ndaj Bayern Munich në maj të 2013-ës, duke shënuar 85 gola në total dhe duke pësuar vetëm 13.

– 32 nga 52 fitoret e marra nga Inter në Champions League (62%) kanë ardhur me një gol diferencë, duke përfshirë nëntë të fundit, ndërsa Barcelona ka marrë fitore me një gol diferencë në vetëm 40 nga 140 fitoret e arritur në Champions (29%).

– Të dy skuadrat kanë shënuar gol në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura nga Barcelona në të gjitha kompeticionet, me shtatë nga ato sfida që kanë sjellë 2.5 gola për takim.

Më shumë nga Champions League