Barça, Koeman s’mund të ulet në stol në ndeshjet zyrtare për faj të… Setien

17 Shtator 2020
17:31
Denis Hakanaj
back button

Një lajm kurioz ka ardhur nga Spanja dhe që ka për protagonistë Barcelona-n dhe Ronald Koeman. Sipas Cadena Cope, trajneri i ri i blaugranave nuk mund të ulet akoma në stoli dhe të drejtojë skuadrën.

Të paktën në ndeshje zyrtare, si ato që do të Messi me shokë do të luajnë pas pak më shumë se një jave.

Nga sa mësohet, në fakt, pavarësisht se Koeman ka drejtuar miqësoret e fundit të skuadrës, duket se ky përjashtim nuk do të konfirmohet edhe për ndeshjet e La Liga-s.

Arsyeja ka lidhje me shkarkimin e Quique Setien, që duket se nuk është akoma zyrtare.

Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka dhënë akoma dritën jeshile për ndryshimin e trajnerit, duke parë se mes Barcelona-s dhe Setien ka koma disa gjëra për të sqaruar në lidhje me prishjen e kontratës dhe dëmshpërblimit që pretendon trajneri.

Kjo situatë lë pezull Koeman dhe mund ta ndalojë të drejtojë Barcelona-n në ndeshje zyrtare. Ndeshja e parë “e vërtetë” do të jetë në kampionat kundër Villarreal-it.

Koha nuk premton dhe palët duhet të gjejnë një zgjidhje, përndryshe katalanasit nuk do të kenë një trajner në ndeshjen e parë të La Liga-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit