Barça merr një fitore të vuajtur ndaj Villarreal, Depay dhe Coutinho i dhurojnë 3 pikët në fund (Video)

27 Nëntor 2021
22:57
Denis Hakanaj
back button

Barcelona ka marrë fitoren e dytë radhazi në La Liga nën drejtimin e Xavi-t.

Katalanasit kanë mundur 3-1 Villarreal në transfertë në javën e 15-të të kampionatit spanjoll.

Ka qenë Depay që i ka dhuruar fitoren Barçës në minutën e 88-të, duke shlyer gabimin e bërë në pjesën e parë kur ka dërguar topin jashtë vetem për vetëm me portierin.

Takimi është zhbllokuar në minutën e 48-të nga De Jong, goli i të cilit është anuluar fillimisht për pozicion jashtë loje, por është konfirmuar nga VAR.

Në minutën e 94-t ka ardhur edhe goli i tretë i miqve, i realizuar me penallti dhe Coutinho.

Goli i barazimit të përkohshëm për Nëndetësen e Verdhë është shënuar nga Chukwueze në minutën e 76-të.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit