“Barça? Një precedent i rrezikshëm”, Al-Khelaifi: Ja pse na kanë frikë

29 Shtator 2022
10:30
Denis Hakanaj
back button

Superaliga jo, kurrë. Këtë e thotë një nga kundërshtarët më të ashpër të projektit, pikërisht presidenti i ECA dhe Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, i cili ka dhënë një intervistë për  Politico.

Numri një i PSG-së u bë president i ECA-s (Shoqata e Klubeve Europiane) pas përjashtimit të presidentit të Juve, Andrea Agnelli, i cili ishte një nga themeluesit e idesë për të revolucionarizuar ndeshjet e klubeve në Europë.

Al-Khelaifi bëhet zëdhënësi i futbollit të njerëzve në një ekip që shpenzon miliona e miliona për të pasur Mbappe, Neymar dhe Messi në radhët e tij. Ai ka thënë:

“Kam shumë besim se askush nuk do të lejojë të lindë projekti i Superligës. Duhet të mendojmë për të gjithë, jo vetëm për veten. Superliga kishte të bënte vetëm me ata që morën pjesë në të dhe unë nuk do t’i bashkohesha kurrë një projekti si ky”.

Al-Khelaifi ka sulmuar edhe Barcelona-n: “Unë nuk mendoj se truket ekonomike të Barcelona-s janë një shembull i drejtësisë. Dhe nuk jam i sigurt gjithashtu nëse ato janë të ligjshme. Është krijuar një precedent që mund të imitohet. UEFA ka rregulloret e veta financiare, besoj se do ta hetojë këtë çështje.

“Rregullat e reja të qëndrueshmërisë financiare përfaqësojnë një rrugë të rëndësishme zhvillimi për futbollin, por duhet t’u kushtojmë vëmendjen më të madhe kësaj, sepse ata që janë në nivele të rrezikshme borxhi dhe punojnë me financa krijuese nuk janë në rrugën e duhur.”

Presidenti i klubit parisien gjithashtu ka dashur të sqarojë se pavarësisht shumës së madhe të parave të shpenzuara, PSG nuk ka borxhe:

“Te PSG nuk kemi borxhe, edhe nëse kemi pasur vështirësi të shkaktuara nga pandemia, por duam të vazhdojmë të rritemi, të rrisim potencialin tonë në shkallë ndërkombëtare. Ajo që disa klube të mëdha nuk duan të ndodhë, sepse nuk duan të përballen me konkurrencën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit