Sezoni i rregullt i Euroleague po shkon drejt fundit, teksa janë luajtur ndeshjet e raundit të 28-të. Në krye të klasifikimit ndodhet skuadra e Barcelonës, me 20 fitore, që mposhti 71-57 Baskonia Gasteiz në derbin spanjoll. Barça është një fitore larg zonës play off, ku shkojnë 8 ekipet e para.
Një biletë për më tej hedhin edhe CSKA Moskë, Armani Milano e Bayern Mynih, në vendin e dytë me nga 18 fitore secila. Rusët pësuan një humbje të thellë në Turqi (100-70), ndërsa me fitore kanë dalë nga ky raund Armani Milano (69-64 ndaj Zalgiris) e Bayern Mynih (76-71 ndaj Panathinaikos).
Mirë u paraqitën në këtë raund edhe turqit e Anadolu Efes, aktualisht në vendin e pestë në renditje, si dhe spanjollët e Real Madrid (vendi i gjashtë), që fituan jashtë fushe dhe i afrohen më shumë çerekfinaleve të play off-it.
Euroleague – Raundi i 28-të
Zenit st.Peterburg – Real Madrid, 71-75
Anadolu Efes – CSKA Moskë, 100-70
Maccabi Tel Aviv – Valencia Basket, 84-72
Bayern Mynih – Panathinaikos, 76-71
Khimki Moskë – Alba Berlin, 81-100
Zalgiris Kaunas – Armani Milano, 64-69
Olympiacos – Crvena Zvezda, 94-79
Villeurbanne – Fenerbahce, 86-90
Barcelona – Baskonia Gasteiz, 71-57