Barça refuzon 60 milionë euro për sulmuesin portugez

3 Gusht 2020
14:12
Alfred Lleshi
back button

Siç është raportuar nga gazeta “Sport”, në edicionin e saj të së hënës, Barça ka refuzuar së fundmi një ofertë prej 60 milionë euro nga Premier League për Francisco Trincao. Klubi që e dëshironte, i cili nuk bëhet i ditur, ishte gati ta përballonte pagesën e transferimit. Pavarësisht nevojave financiare, Barça e ka refuzuar ofertën.

Në fazën finale të sezonit, Trincao ka ngjallur pritshmëri të mëdha te Blaugrana-t, ​​deri në atë pikë sa mundësia që ai të huazohet sezonin tjetër nuk është më aq e sigurt. Nëse katalanasit do të largojnë Coutinho dhe, mbi të gjitha, Dembélé, Trincao do të kishte vend në formacionin e Barçës (2020-2021). Kujtojmë se klubi Blaugrana pagoi 31 milionë euro për Trincao. Ai nënshkroi deri në vitin 2025 dhe klauzola e tij është 500 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit