Barça s’përmbahet, takim me Lewa-n në Ibiza dhe 70 milionë euro për yllin e Premier League

1 Korrik 2022
13:00
Denis Hakanaj
back button

Sipas Mundo Deprotivo-s, trajneri i Barcelona-s, Xavi, është takuar në Ibiza me Robert Leëandoëski-n, në një nga vendet më ekskluzive të ishullit.

Një dëshmitar në takim ka zbuluar se të dy janë parë për pak minuta, por aq sa ka mjaftuar që lojtari të konfirmonte dëshirën e tij për t’u transferuar te Barcelona.

Si polaku ashtu edhe Xavi nuk mund të bëjnë gjë tjetër vetëm të presin që klubi të gjejë një marrëveshje me Bayern-in, që deri tani është i vendosur ta mbajë lojtarin deri në skadencën e kontratës.

Ndërkohë, katalanasit nuk duan të heqin dorë as nga Raphina. Pavarësisht marrëveshjes të lajmëruar në ditët e kaluara mes Chelsea-t dhe Leeds-it për tranasferimin e sulmuesit brazilian të krahut në Londër në këmbim të 64 milionë eurove, spanjollët janë gati të bëjnë një ofertë shumë më të lartë.

Për Raphinha, që vazhdon ta shikojë Barçën si zgjedhjen e parë për të ardhmen e tij, duket se është bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh plus 10 si bonus nga Katalonja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit