Barça takim me brazilianin e padëshiruar

16 Korrik 2019
22:43
back button

Drejtuesit e Barcelonës janë ulur me Malcom për të folur me të ardhmen e lojtarit. 

Braziliani nuk është i lumtur në Camp Nou për shkak të rolit të tij të parëndësishëm në skuadër, ndërsa edhe klubi mesa duket nuk ka më nevojë për të. 

Siç spekulohet prej shumë kohësh, ai është shumë pranë largimit nga Barça, këtë e raporton Mundo Deportivo. 

Barcelona kërkon 60 milionë euro për mesfushorin ofensiv, i cili një vit më parë u transferua nga Bordeaux për 41 milionë euro. 

Në krye për shërbimet e tij është Arsenali. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit