Barça vlerëson ankesë ndaj UEFA-s për arbitrimin me Interin! Por dikush mendon “komplot” duke përmendur një arbitër…

5 Tetor 2022
18:33
Telesport

Barcelona ende nuk e ka gëlltitur arbitrimin e ndeshjes së mbrëmshme ndaj Interit dhe sipas mediave katalanake po shqyrton mundësinë e ankesës në UEFA. Blaugranët, në veçanti, do të kundërshtonin diferencën në gjykim mes golit të anuluar te Pedrit për një prekje të mëparshme me dorën e Ansu Fatit dhe mungesës së një penalltie në finale për një tjetër prekje të dorës, këtë herë të Dumfries që i mohon mundesi shenimi pikerisht Ansu Fatit.

Në shenjestren e Barcelona-s është mbi të gjitha arbitri i VAR, Van Boekel, i caktuar tashmë në ndeshjen e mëparshme të Ligës së Kampionëve me Bayernin, në të cilën skuadra e Xavi u ankua për nje penallti te mohuar për një faull ndaj Dembelè brenda zone.

“Jam i indinjuar nga arbitri. Fillimisht sqarojnë se Ansu Fati e prek topin me duar, edhe pse shënoi një tjetër shok të skuadrës, më pas në episodin tjetër nuk kuptohet se çfarë ka ndodhur. Doja të flisja me arbitrin dhe ta pyesja se pse nuk i ra bilbilit, ai duhet të vijë këtu për të shpjeguar.

Jam i indinjuar, është një padrejtësi dhe nuk ka kuptim ne epoken e VAR. Tani na mungojnë tre finale për të luajtur, tashmë humbëm në Mynih dhe fillojmë sërish”. Kështu e ka komentuar në një konferencë për media humbjen ndaj Interit, trajneri i Barcelonës, Xavi.

“Në çdo rast, ne duhet të jemi autokritikë, përtej vendimeve të arbitrit. Në pjesën e dytë luajtëm mirë, por pjesa e parë nuk ishte si Liga e Kampionëve. Tani duhet të mendojmë, javën e ardhshme do të kemi Interin në shtëpi dhe do të jetë një finale. Sot gabuam, ndeshjet e radhës do të jenë jetike. Duhet të kritikojmë pjesën e parë”.

Te Barcelona nuk duan te mendojne se eshte komplot dhe se pikerisht i njejti arbiter i VAR nuk sheh si ne Mynih ashtu edhe ne Milano nje penallti per ekipin katalanas qe ka vetem 3 pike ne grup, ato te fituara me Viktoria Plzen ne Camp Nou.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit