Barça zhbllokohet ndaj Betis, shkëlqen Griezmann

25 Gusht 2019
23:00
back button

Barcelona ka trembur të gjithë tifozët e saj në fillim të ndeshjes, por ka shpërthyer me kalimin e minutave dhe ka regjistruar fitoren e parë të sezonit duke mposhtur 5-2 Betis.

Fekir ndëshkoi vendasit në minutën e 15’, por pas shumë përpjekjeve Griezmann me një dopietë ka përmbysur rezultatin.

Pastaj ishin golat e Perez, Jordi Alba dhe Vidal që kanë vulosur fitoren e parë në kampionat për katalanasit, ndërsa Loren ka shënuar golin e dytë për miqtë.

Pas humbjes në javën e parë ndaj Bilbao-s, Barça nuk ka përsëritur të njëjtin gabim megjithëse Suarez dhe Messi vazhdojnë të qëndrojnë larg fushave të dëmtuar.

Dyshja e sulmit ishte e pranishme në tribunë dhe ka parë sfidën bashkë me familjen në Camp Nou.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit