Barça-Liverpool në gjysmëfinale, kush përfiton nga kalendari?

18 Prill 2019
10:45
back button

Një finale e parakohshme do jetë ndeshja Barcelona-Liverpool, ku vetëm njëra prej tyre do të presë një biletë për në Madrid.

Më 30 prill, në orën 21:00 në “Camp Nou” do të zhvillohet beteja e parë mes dy skuadrave që janë pretendente për ta fituar trofeun e Champions League këtë sezon. 

Megjithatë, deri atëherë skuadrat duhet të zhvillojnë edhe ndeshjet e tyre në kampionatet përkatëse. 

Kështu Barcelona duket se të shkojë më e “lodhur” në sfidën e parë sepse do të ketë tre ndeshje për të zhvilluar, ndërsa Liverpool dy të tilla.

20 prill: Barcelona – Real Sociedad

23 prill: Alaves – Barcelona

27 prill: Barcelona – Levante

30 prill: Barcelona – Liverpool

4 maj: Celta Vigo – Barcelona

7 maj: Liverpool – Barcelona

Ndeshje të thjeshta në letër, por Barcelona duhet të marrë fitore për të siguruar titullin kampionë në Spanjë, teksa ndiqet nga Atletico Madrid me 9 pikë diferencë. Megjithatë Valverde ka treguar se ndeshje të tilla i luan edhe me stolin rezervë, por do ketë 4 ndeshje radhazi që do i luajë me 3 ditë diferencë nga njëra-tjetra.

Në anën tjetër Liverpool ka një betejë më të egër në Premier League, ku duhet të fitojë 100% të ndeshjeve për të synuar titullin kampion. Gjithsesi skuadra e Klopp ka 2 ndeshje për të zhvilluar para sfidës në “Camp Nou”.

21 prill: Cardiff – Liverpool

26 prill: Liverpool – Huddersfield

30 prill: Barcelona – Liverpool

5 maj: Newcastle – Liverpool (datë që do të ndryshojë sepse nuk mund të zhvillojë dy ndeshje në dy ditë)

7 maj: Liverpool – Barcelona

Lajme të tjera

Lajmet e fundit