Barcelona-Bayern, ka tension në merkato. Bavarezët ua punojnë pas krahëve katalanasve

21 Janar 2022
8:28
Alfred Lleshi
back button

Ka tension mes Barcelonës dhe Bayern Munich, raporton transmetuesi gjerman “Sport1”. Shkaku buron nga tentativat e klubit bavarez për të blerë Sergino Dest dhe Pedri, duke negociuar me vetë lojtarët, pa informuar klubin që mban kartonin e tyre. Pra, Barcelonën.

Për këtë arsye, klubi katalanas është gati të rrëmbejë Niklas Sule, aktualisht në fund të kontratës me bavarezët, por jo vetëm. Në listën e dëshirave të blaugrana-ve janë edhe të rinjtë e akademisë së Bayernit, Kenan Yildiz (16 vjeç) dhe Gabriel Vidovic (18 vjeç).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit