Barcelona-Bayern Munich, supersfida që ndizet nga 8-2 i Lisbonës

14 Shtator 2021
10:05
Alfred Lleshi
back button

Golat, emocionet dhe ndeshjet e mëdha. Liga e Kampionëve kthehet dhe e bën këtë me një nga përballjet më interesante mes dy prej klubeve më të rëndësishme në historinë e futbollit: Barcelonës dhe Bayern Munich.

Ndeshja inauguruese e Grupit E do t’i vendosë blaugrana-t e Koeman kundër gjigantëve të Bundesligës. Skuadra katalanase ka pasur jo pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur, sepse nuk luajti në La Liga për shkak të problemeve të shumta të shkaktuara nga kthimi i vonuar i lojtarëve amerikano-jugorë.

Për të shmangur shqetësimet e mëtejshme, Federata Spanjolle e Futbollit vendosi ta shtynte ndeshjen e javës së kaluar kundër Sevilla. Një lajm i mirë për Barcelonën, e cila është më e freskët për debutimin e saj në Ligën e Kampionëve, pas një vere kaotike të karakterizuar nga lamtumira e Lionel Messit.

Për Bayern Munich të Nagelsmann, megjithatë, fundjava ishte shumë pozitive, me një fitore 4-1 ndaj Red Bull Leipzig në Bundesliga, falë golave të Lewandowski, Musiala, Sané dhe Choupo-Moting. Bavarezët paraqiten, si zakonisht, një nga formacionet më të forta në Ligën e Kampionëve.

4-3-3 për Barcelonën, që nuk do të ketë në dispozicion Braithwaite, Aguero, Dembelé dhe Ansu Fati. Në sulm, Coutinho gjen hapësirë ​​që në minutën e parë. Mbrojtja rimodelohet me Araujo, që zëvendëson Piqué, dhe Mingueza i preferuar para Dest.

Nagelsmann mund të bëjë ndryshime në krahasim me 11-shen që luajti ndaj Leipzig. Stanisic dhe Süle marrin përsëri vendet e tyre në mbrojtje. Gnabry dhe Coman u thirrën, por nuk do të luajnë nga minuta e parë. Hapësirë për Musiala dhe Sané.

Ja formacionet e mundshme:
BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen; Mingueza, Araujo, Leglet, Jordi Alba; Busquets, De Jong, Pedri; Coutinho, De Jong, Depay.
BAYERN MONACO (4-2-3-1): Neuer; Stanisic, Upamecano, Süle, Davies; Kimmich, Goretzka; Musiala, Muller, Sané, Lewandowski.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit