Barcelona është e vendosur të përforcojë ekipin me një qendërmbrojtës në këtë fund të merkatos.
Me Eric Garcia që pritet të largohet dhe pas dëmtimit të Andreas Christensen, i cili do të mungojë për të paktën dy muaj, klubi spanjoll ka vendosur të bëjë një hap përpara për të përforcuar mbrojtjen.
Spas Mundo Deportivo, Barça ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 20 milionësh për qendërmbrojtësin e Bayer Levekusen, Jonathan Tah, 28 vjeç.
Duke marrë parasysh që kontrata e Tah me Levekusen skadon në qershor 2025, Barça nuk është e gatshme të shpenzojë një shumë të madhe.
Për më tepër, katalanasit e dinë se lojtari është shumë entuziast për të luajtur me Barçën dhe nën drejtimin e Hansi Flick, të cilin e kishte tashmë si trajner te kombëtarja.
Barça nuk është skuadra e vetme e interesuar për Jonathan Tah. Për lojtarin, në fakt, interesohet edhe Bayern Munich po bën përpjekje të forta për ta marrë mbrojtësin gjerman.
Pak javë më parë bavarezët paraqitën një ofertë prej 20 milionë plus pesë në bonuse, e cila u refuzua nga Leverkuesen.
Edhe pse skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso, kampioni aktual i Bundesligas, kërkon 30 milionë euro për lojtarin e saj, Barça beson se në fund do ta pranojë ofertën për të mos përforcuar një rival të drejtpërdrejtë siç është Bayern Munich.