Barcelona, ​​De Jong dhe e ardhmja: “Ja ku shpresoj të luaj”

18 Mars 2023
15:33
Denis Hakanaj
back button

Gjithmonë në qendër të zërave të merkatos me atë që dukej se mund të kishte qenë transferimi i tij në Premier League gjatë verës, ndoshta te Manchester United, Frenkie De Jong ka sqaruar edhe një herë dëshirën e tij për të qëndruar te Barcelona.

Mesfushori holandez, i shënjestruar nga Djajtë e Kuq në sesione të ndryshme të merkatos, ka komentuar thashethemet për të ardhmen e tij në TV3:

“Barcelona ka qenë gjithmonë klubi im i ëndrrave… Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj të luaj edhe për shumë vite të tjera dhe duket se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”.

Një siguri e parë, pra, për tifozët që do të mund të mbështeten akoma tek ai në të ardhmen nëse gjithçla do të varej vetëm nga vullneti i tij. Pastaj edhe një dëshirë tjetër e shprehur nga lojtari i datëlindjes 1997:

“Siç e thashë, shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe gjithashtu shpresoj të jem në gjendje të luaj në Camp Nou-n e ri”, përfundoi De Jong, duke konfirmuar dëshirën për të qëndruar te Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit