Barcelona dhe Ajax firmosin marrëveshjen e re

20 Mars 2019
10:03
back button

Dy klube me filozofi të ngjashme, njëri në Holandë, tjetri në Spanjë. Barcelona dhe Ajax janë dy shkolla futbollit dhe së fundi kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi mes dy klubeve.

Marrëveshja për kalimin e Frankie de Jong nga Amsterdami në Barcelonë nuk ishte operacioni më fitimprurës për klubin holandez, duke qenë se PSG kishte dhënë ofertë shumë herë më të lartë, por dëshira e futbollistit ishte të shkonte në “Camp Nou” dhe kjo u respektua nga klubi edhe pse humbi disa milionë euro.

Drejtuesi e të dy klubeve kanë marrëdhënie shumë të mirë mes tyre dhe kanë rënë dakord që Barcelona të ketë përparësi nga çdo klub tjetër në talentet që shpërthejnë me Ajax, ndërsa në këmbim klubi holandez mund të marrë në skuadër lojtarët që nuk kanë minutat e duhura te Barcelona.

Një strategji shkëmbimi, ku Barcelona do të përfitonte lojtarë për të ardhmen, ndërsa Ajax do shtonte në kontingjent lojtarë me eksperiencë që kanë nevojë për më shumë hapësirë. Në këtë mënyrë klubi katalanas do të ketë më shumë shanse për të arritur tek mbrojtësi Mattijs de Ligt, i cili pëlqehet shumë edhe nga Juventus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit