Barcelona dhe merkato e dimrit: kompania e njohur tallet me Laporta-n

22 Shtator 2022
14:51
Denis Hakanaj
back button

Barcelona ishte një nga klubet që bëri investimet më të mëdha në merkaton e verës. Klubi ka punuar shumë mirë duke arritur të marrë likuiditetin e duhur për të blerë lojtarë të rinj.

Manovrat e realizuara nga presidenti Laporta dhe njerëzit e tij të besuar kanë qenë të shkëlqyera dhe kanë shfrytëzuar të ashtuquajturat “leva” financiare.

Kjo aftësi duket se është vlerësuar edhe nga rrjeti i njohur i supermarketeve Lidl, i cili, duke iu referuar veprimeve të Barcelonës, ka postuar me shaka në Twitter një foto të dy levave për t’i blerë në dyqanet e saj.

Profili spanjoll i Lidl, në fakt, i ka bërë tag presidentit Joan Laporta në postimin e publikuar në rrjetin social, që e ka shoqëruar me mesazhin: “Të përgatitemi për merkaton e dimrit”.

Referenca është shumë e qartë dhe, duke gjykuar nga komentet, duket se është vlerësuar edhe nga shumica e përdoruesve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit