Barcelona dhe Milano s’njohin pengesa, kryesojnë pa humbje Euroleague

18 Tetor 2021
11:19
Telesport
back button

Barcelona dhe Armani Milano janë dy ekipet që udhëheqin renditjen e Euroleague me 8 pikë të plota pas ndeshjeve të raundit të katërt. Katalanasit fituan 85-81 në fushën e Monaco, ndërsa italianët mundën 75-71 kampionët në fuqi të Anadolu Efes.

Turqit pësuan humbjen e katërt në po kaq takime dhe mbyllin renditjen, bashkë me Bayern Mynih e Zalgiris Kaunas, ekipe e vetme pa asnjë fitore. Në fazën çerekfinale të Euroleague kualifikohen 8 ekipet më të mira në përfundim të sezonit të rregullt.

Euroleague – Raundi i 4-t

Zenit st.Petersburg – Bayern Mynih, 79-71

Fenerbahce – Unics Kazan, 80-41

Villeurbanne – Maccabi Tel Aviv, 85-93

Alba Berlin – Baskonia Gasteiz, 76-80

CSKA Moskë – Crvena Zvezda, 78-76

Monaco – Barcelona, 81-85

Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 83-68

Armani Milano – Anadolu Efes, 75-71

Real Madrid – Panathinaikos, 88-65

Lajme të tjera

Lajmet e fundit