Barcelona dhe Neymar evitojnë gjykatat, i zgjidhin mosmarrëveshjet privatisht

26 Korrik 2021
14:28
Alfred Lleshi
back button

“FC Barcelona njofton se ka mbyllur jashtë gjykatës dhe miqësisht disa mosmarrëveshje civile dhe pune që ishin hapur me lojtarin brazilian Neymar da Silva Santos Júnior. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar kështu një marrëveshje zgjidhjeje të problemeve për t’iu dhënë fund procedurave ligjore. Deri më tani ishin pezull midis palëve tri çështje gjyqësore dhe një procedurë civile”.

Kjo është deklarata zyrtare nga klubi Blaugrana mbi mosmarrëveshjet ligjore me Neymar. Klubi ka mbyllur kështu çështjen në lidhje me një pagesë të pretenduar, të kërkuar nga sulmuesi brazilian, lojtar Blaugrana nga viti 2013 deri më 2017, për një bonus nënshkrimi të vendosur në rinovimin e tij të fundit, por asnjëherë të paguar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit