Barcelona dhe PSG për turp, zbulohet motivi si Reali u rrëmbeu talentin e madh japonez!

16 Qershor 2019
23:53
Anton Cicani
back button

Quhet Takefusa Kubo dhe do të kemi mundësinë ta shohim në Copa America, pasi është titullar te Japonia, që merr pjesë si e ftuar në këtë kompeticion në Amerikën Latine.

Kubo është zyrtarisht një futbollist i Real Madrid, që ka thyer kështu konkurrencën e Barcelonas dhe PSG, që kishin kohë që e ndiqnin. Sidomos, katalanasit, pasi konsiderohet talenti më i madh në Japoni.

Sipas asaj që ka zbuluar "Marca", Barcelona dhe PSG ishin në dijeni që kontrata e tij me FC Tokyo skadontë më 31 janar të vitit 2020, ndaj do të tentonin goditjen me "0" pikërisht pas këtij viti. Kjo pasi kishin parë datën në Transfermarkt dhe nuk kishin biseduar realisht me FC Tokyo apo me futbollistin…

Më pas, Transfermarkt u azhornua pas qershorit, por ishte tepër vonë!

Por, Real Madrid, që kishte biseduar me drejtuesit japonezë, e ka kuptuar se më 1 qershor futbollisti ishte i lirë dhe e zyrtarizoi duke mos i lënë kohë të ndreqnin gabimin e madh Barcelonas dhe PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit