Barcelona do talentin belg, babai: Nuk besoj se mund të shpenzojnë kaq shumë

19 Nëntor 2021
15:17
Denis Hakanaj
back button

Jeremy Doku është një nga talentet më të mirë të futbollit europian.

Sulmuesi i Rennes ka përfunduar në shënjestrën e Barcelona-s, por babai e ka përgënjeshtruar interesimin në deklaratat e dhënë për Het Laatste Nieuws:

“Nuk kemi lajme të reja dhe nuk besoj se janë në gjendje të shpenzojnë shumë të mëdha në këtë moment”, ka thënë babai i belgut.

“Ka klube të tjerë që e duan Jeremy, edhe pse nuk mund të them asgjë për këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit