Barcelona e flaku për Setien, Valverde kthehet në pistë! Klubi i La Ligas nis kontaktet

29 Qershor 2020
16:27
Eraldo Harlicaj
back button

Pasi u shkarkuar “me ceremoni” nga Barcelona, për Ernesto Valverde ka ardhur koha të rikthehet në stol. Tekniku spanjoll pritet të marrë drejtimin e Valencias, pasi drejtuesit andaluzë e pëlqejnë shumë ish-trajnerin katalanas dhe kanë menduar t’ia besojnë atij drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Barcelona i besoi drejtimin e skuadrës Setien, që nuk po bind as me lojë dhe as me rezultate ndaj ka krijuar përçarje në bordin drejtues të klubit por edhe te futbollistët.

Valverde tani mund të jetë rival i Barcelonës, pasi sipas asaj që shkruan “Onda Cero”, trajneri po kërkon edhe shtëpi në Valencia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit