Barcelona e re e Komean “shkarkon” yllin, 60 milionë euro humbje për katalanasit

5 Mars 2021
14:58
Denis Hakanaj
back button

Përmbysja në Kupën e Mbretit dhe fitoret në La Liga që kanë ringjallur Barcelona-n, rrezikojnë të kenë edhe një aspekt negativ.

Të paktën për të ardhmen e Antoine Griezmann. Sipas Ok Diariop, në fakt, moduli i ri i përdorur nga Ronald Koeman dhe mbi të gjitha lojtarët e përdorur, duket se po largojnë gjithnjë e më shumë kampionin e botës nga Barcelona.

Nga sa mësohet, Barça është në kërkim të blerësve për Antoine Griezmann. I blerë për plot 120 milionë euro nga Atletico Madrid, Le Petit Diable nuk është përshttuar kurrë te blaugranat.

Ja pse drejtuesit duket se janë të gatshëm ta shesin dhe të regjistrojnë një humbje të madhe në bilanc në krahasim me shumë e shpenzuar për ta blerë.

Bëhet fjalë për 60 milionë euro, gjysma e shifrës së paguar nga katalanasit për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit