“Barcelona është jeta jonë, jo lodra juaj”; tifozët katalanas kundër Superligës

20 Prill 2021
14:41
Alfred Lleshi

Kontestimet e tifozëve të klubeve spanjolle, që themeluan Superligën Europiane, kanë filluar. Siç ndodhi dje në “Anfield”, tifozët e Barcelonës janë afruar në rrethinat e “Camp Nou” për të varur banderola kundër projektit.

“FCB (Klubi i Futbollit Barcelona) është jeta jonë, jo lodra juaj. Jo Super League!”, – lexohet në mesazhin e postuar nga tifozët e katalanasve. Jo vetëm presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, është pozicionuar kundër Superligës, por shumë ekipe dhe tifozë janë kundër kësaj gare të re, që do të ndryshojë rendin e futbollit europian.

Sevilla refuzoi projektin, duke e konsideruar atë “në kundërshtim me ADN-në tonë”, Pellegrini deklaroi se do të shkatërronte futbollin kombëtar, Athletic Club është pozicionuar kundër “çdo projekti që është i farkëtuar pas shpinës së tifozëve”, duke mbështetur deklaratat e UEFA-s, RFEF dhe La Liga-s.

Një mesazh tjetër tingëllues është ai, i dërguar nga Gary Lineker, një legjendë angleze e futbollit, që luajti për Barcelonën midis viteve 1986 dhe 1989. ” Ej, FC Barcelona, ju jeni shumë më mirë se kjo. Kjo nuk është ajo për të cilën ju jeni. Ju jeni më shumë se një klub (Més que un Club). Provojeni që kjo është ende e vërtetë”, – shkruajti i zhgënjyer ish-sulmuesi, duke kujtuar moton e Barçës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit