Barcelona fiton dhe nis festën, por një futbollist kundërshtaret niset drejt arbitrit: i kuq i pashmangshëm. Betis proteston: “Goli i parë, 20 metra topi përpara…”

2 Shkurt 2023
21:39
Telesport
back button

Manuel Pellegrini nuk gelltit humbjen ndaj Barcelonas! Trajneri kilian kujtoi se skuadra e tij humbi për detaje. “Ishte një ndeshje shumë e barabartë, e vendosur nga dy topa ne goditje standarte… E para mjaft e diskutueshme, me një goditje dënimi ku De Jong e shtyn topin 20 metra më perpara dhe na befason.

E dyta ishte në një goditje këndi”, tha Pellegrini, i cili insistoi edhe një herë për origjinën e golit të parë. “Së pari ishte një faull që nuk u akordua fillimisht per ne. Nuk dua ta fokusoj humbjen te arbitri, ishte shumë e balancuar, kushdo mund ta kishte fituar dhe Bareclona e fitoi”.

Pellegrini vlerësoi punën në mbrojtje të ekipit të tij dhe shpjegoi se diçka mungonte në sulm. William Carvalho u përjashtua nga loja pas përfundimit. Portugezi, me pallton dhe kapuçin që mbulonte kokën, u hodh në fushë në Benito Villamarín kur Ricardo de Burgos Bengoetxea fishkëlliu fundin e lojës. Futbollisti i Betisit, i qetë, ka shkuar aty ku ishte arbitri dhe pas një shkëmbimi fjalësh ka marrë karton të kuq.

Sipas raportit të ndeshjes, portugezi i tha: “Turp, turp! Shumë keq!” Përjashtimi do të thotë se ai nuk do të luajë dot të shtunën e ardhshme, në shtëpi edhe ndaj Celtas, dhe tani duhet të jetë i vetëdijshëm se çfarë i dikton Komiteti i Garave, në rast se sheh në fjalët e tij përbuzje apo fyerje, me të cilën sanksionohet mund të rritet, ose asgjë.

As Borja Iglesias nuk përfundoi i lumtur. “Po largohem i zemëruar, nuk do të flas nëse e meritonin të fitonin apo jo, por ndjej se ndonjëherë ka gjëra të ndryshme”, tha sulmuesi, i cili mësoi për përjashtimin e William Carvalhos në të njëjtën intervistë pas ndeshjes: “E kanë përjashtuar pas ndeshjes? Epo…”, psherëtiu Borja Iglesias shumë i mërzitur duke kafshuar gjuhën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit