Barcelona frikësohet për Lautaron, gjigantët e Anglisë futen në aksion

2 Prill 2020
16:27
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Lautaro Martinez dukej se ishte një hap larg Barcelonës. Katalanasit e duan me patjetër në skuadër, por duket se kanë një pengesë të re. Interi dëshiron ta mbajë dhe të rinovojë me lojtarin, por gjasat janë që të mos ndodhë.
Barcelona tashmë duhet të thyejë dhe konkurrencën e skuadrës së Chelseas. Trajneri Frank Lampard e pëlqen shumë sulmuesin dhe është gati të paguajë klauzolën e lojtarit.

Londinezët janë gati t’i paguajnë Interit klauzolën prej 111 milionë eurosh. Barcelona është mësuar me këtë fakt dhe dëshiron të shpejtojë hapat për të arritur te lojtari.         
 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit