Barcelona, futbollistët injorojnë ofertën provokuese të Valverde

21 Mars 2019
20:40
back button

Menjëherë pas ndeshjes ndaj Betis, të dielën e kaluar, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde u ka komunikuar futbollistëve të tij vendimin nëpërmjet të cilit akordonte 1 javë pushim në kuadër të angazhimeve të ekipeve kombëtare, për futbollistët që nuk do të grumbulloheshin fare me përfaqësueset e tyre.

Ai gjithashtu specifikoi se u ofronte futbollistëve të paangazhuar me përfaqësueset që të hënën dhe të martën, ata që do të dëshironin të shkonin në Qendrën Sportive, për një seancë rekuperuese, ose thjeshtë një dush dhe masazh, mund ta bënin atë në mënyrë perfekte, pasi u jepte shansin e një seance vullnetare.

Valverde ngarkoi me përgjegjësi një pjesë të stafit të tij që të ishin prezent dhe në dispozicion të futbollsitëve të interesuar për dy ditët e para të javës, të hënë dhe të martën në Qendrën Sportive, në rast se do të kishte lojtarë që do të paraqiteshin për seancat vullnetare. 

Në fakt, është e vërtetë se lista e futbollistëve blaugrana që mund të paraqiteshin në këto seanca vullnetare është reduktuar maksimalisht, pasi nga 23 futbollistët e skuadrës, duke mos llogaritur të dëmtuarit Rafinha, Dembélé dhe Luis Suárez, ishin vetëm katër lojtarë të Barças të pagrumbulluar: Gerard Piqué, Prince Boateng, Clement Lenglet dhe Malcom.

Në përfundim, anëtarët e stafit që u paraqitën në Qendrën Sportive për dy ditë, nuk bënë gjë tjetër veçse numëruan zogjtë, sepse asnjë nga katër futbollistët nuk u paraqit për seancë vullentare në asnjë nga dy ditët e përcaktuara.

Në rastin e Piqué dhe Lenglet kishte një dakordësi unanime të stafit teknik, që të shijonin një javë të plotë pushimi, për tu shlodhur e rikarikuar. 

Krejt e kundërta në rastin e Malcom dhe Boateng, për të cilët kishte opinione të dëshpëruara mbi injorimin e dy seancave vullnetare të pashfrytëzuara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit