Barcelona gjen zëvendësuesin e Rakitic, 3 emra në listën e Valverdes

14 Nëntor 2019
15:34
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona nuk ka asnjë dëshirë të mbajë në Camp Nou Ivan Rakiticin. Mesfushori kroat dëshiron dhe vetë largimin dhe duket se merkatoja e janarit do të ndajë përfundimisht rrugët mes palëve. Milani dhe Interi janë futur në garë për 31-vjeçarin dhe po mundohen ta bindin. 

Kampionët e Spanjës kanë filluar të mendojnë që tani për zëvendësuesin e tij dhe kanë piketuar disa emra. Fabian Ruiz, Rodrigo Bentacur dhe Saul Niguez janë emrat e dëshiruar nga trajneri Ernesto Valverde. 

AS shkruan se numri një i stolit i sheh si lojtarët përfekt për të zëvendësuar Rakiticin. Ky i fundit ishte titullar i padiskutueshëm te Barcelona deri sezonin e kaluar, por një përplasje me drejtuesit ka bërë që të mbetet jashtë planeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit