Barcelona humb ​​Messin për tri ndeshjet e para të La Liga-s? Ja përse

16 Shtator 2020
12:32
Alfred Lleshi

Barcelona mund të duhet të bëjë pa Leo Messin në La Liga, kundër Villarreal, gjatë fundjavës së 27 shtatorit. Dhe problemi nuk do të ishte vetëm për atë ndeshje, por edhe në dy sfidat e mëtejshme. Fituesi i gjashtë “Topave të Artë”, siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, në fakt mund të përfshihet në listën e kombëtares argjentinase për fillimin e fazës kualifikuese të Botërorit të Katarit. Dhe duke pasur parasysh pasigurinë e madhe në lidhje me protokollet në fuqi, çdo udhëtim në Amerikën e Jugut mund të çojë në një mungesë të zgjatur kthimi.

Ndërsa situate është e tillë prej pandemisë, rregullorja detyron klubet t’i vendosin lojtarët e tyre në dispozicion të kombëtareve. Megjithatë, në të njëjtën kohë, lëvizja e lojtarëve nga një vend në tjetrin mund të nënkuptojë gjithashtu karantinë 14-ditore, për të parandaluar infeksionet e mëtejshme. Në rast se Messi thirret nga Albiceleste, ai duhet të arrijë në Argjentinë dy javë para ndeshjeve të ekipit kombëtar, për t’iu nënshtruar kështu periudhës së karantinës. Është gjithashtu e vërtetë se, sipas rregulloreve të aplikuara për “Copa Libertadores”, klubet mund të udhëtojnë lirisht nga një vend në tjetrin, me kusht që qëndrimi të mund të zgjasë vetëm për 72 orë dhe me teste të vazhdueshme gjatë gjithë “ekspeditës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit